Pacolli: Jo ndarje të Kosovës

Pacolli: Jo ndarje të Kosovës

26 August 2018 23:36

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë assesi ndarje të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai thotë se Kosova është mjaft e ndarë.

“Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur "ndarje" të Kosovës. Vendi ynë është mjaft i ndarë. Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv”, ka shkruar Pacolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme