Arbëri

Mustafa: Qeveria do të përkrahë digjitalizimin e Bibliotekës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se bibliotekat janë themelet e një shteti, që bëjnë kërkime shkencore, reflektojnë diversitetin e karakterit dhe janë pritjet që do të realizohen.

Ai tha se Biblioteka Kombëtare e Kosovës, dikur dhe sot ka qenë dhe ka punuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore veçmas në kohë të vështira.

Mustafa, në hapjen e “Javës së Bibliotekës”, tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë përkrahjen për bibliotekën, veçanërisht në aspektin e digjitalizimit të saj, raporton KP.

Kryetari i këshillit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Muhamet Hamiti, i ndau mirënjohje Ambasadës së Amerikës në Kosovë për kontributin e saj për mbështetje të Bibliotekës.