Arbëri

Haradinaj e quan hajn dhe mashtrues Kurtin

Descriptive Text

Kryeministri Ramush Haradinaj, e ka quajtur hajn dhe mashtrues, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Këto deklarata Haradinaj i dha pasi Kurti i doli në mbrojtje ish-prokurorit Elez Blakaj, që u dorëhoq duke thënë se ishte frikësuar dhe kërcënuar gjatë hetimeve për veteranët e rrejshëm. Haradinaj Blakajn e kishte quajtur hajn të pulave dhe pishpirik, ndërsa Kurti kishte thënë se “Kosovën në mjerim nuk e kanë çuar hajnat e pulave, por hajnat si Haradinaj, Thaçi e Veseli”.

Në një intervistë për “RTV21”, Haradinaj ka thënë se “Kurti nuk e ka humbur asnjë rast për ta ofenduar rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektuar gjykatë e lemë prokurorë dhe tash po e mbron një prokuror i cili i ka dhënë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzuar”.

“Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtruar njerëzit e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me të. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerëz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën, mund të kenë edhe agjenda tjera”, tha Haradinaj.