Arbëri

Qeveria ndan mbi një milion euro për Suharekën

Qeveria e Kosovës do të ndajë më shumë se një milion euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Suharekë javën e shkuar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar, vizitoi Suharekën dhe konfirmoi se qeveria që ai udhëheqë do të bëjë sanimin e plotë të të gjitha pasojave.

Ai nuk ka përmendur shumën, por ministri i Financave, Bedri Hamza njoftoi se do të ndahen 1.1 milion euro, teksa komuna ka ndarë 430 mijë euro.