Mot me diell e vranësira të çrregullta në pesë ditët e ardhshme në Kosovë Foto: Ilustrim

Mot me diell e vranësira të çrregullta në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

19 gusht 2018 22:17

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta, të cilat në disa vende do të sjellin reshje lokale shiu.

“Reshjet do të jenë më të përqendruara në qendër, jug dhe jugperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të vendit mbesin me reshje të izoluara shiu, kryesisht viseve me lartësi të mëdha mbidetare”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje IHMK bën të ditur se pritet që reshje të ketë dy ditët e para të javës dhe ditën e premte, ndërsa të mërkurën dhe të enjten do të jetë kryesisht mot me diell.

“Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, me tendencë ngritjeje. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja me shpejtësi 2-7m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme