Kosova për herë të parë emeton letra me vlerë me afat kthimi 10 vjeçar

19 gusht 2018 19:20

Me qëllim të mbushjes së buxhetit të shtetit, Ministria e Financave për herë të parë ka realizuar emetimin e letrave me vlerë në shumën prej 10 milionë eurove me afat kthimi për 10 vjet.

Vlera e këtij emetimi do të jetë me interes 5.2 për qind e vlerës së përgjithshme, raporton KTV.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar se këto para do të shpenzohen për projekte kapitale, pjesa më e madhe në investime infrastrukturore.

Hamza ka mohuar se këto para mund të përdoren për pagesën e letrave me vlerë të marra më herët.

Ndërsa, ka treguar se ky do të jetë emetimi i vetëm për këtë vit për një afat 10 vjeçar.

Në pjesën e katërt të vitit, Hamza ka bërë të ditur se buxheti do të mbushet me ankande të tjera, po që do të jetë për një periudhë deri në pesëvjeçare.

Studiuesit e tregjeve financiare tregojnë se emetimet për periudha kaq të gjata duhet të bëhen vetëm në investime fitimprurëse.

Për herë të parë emetimi i parave ka nisur nga Ministria e Financave në vitin 2012.

Këtë vit borxhi i jashtëm kap vlerën e 1 miliard eurove apo 16 nga 40 për qind sa aktualisht vendit i lejohet të hyjë në borxhe të jashtme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme