Arbëri

Krasniqi kërkon përgjegjësi nga komandantët e Zonave për veteranët e rrejshëm

Descriptive Text

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka kërkuar përgjegjësi nga prijësit e Zonave Operative të UÇK-së për rritjen e numrit të veteranëve, rrjedhimisht veteranëve të rrejshëm.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se numri prej 19 mijë veteranëve mashtrues, mund të jetë edhe më i lartë, raporton KTV.

Ai ka lavdëruar punën e prokurorit Elez Blakaj, derisa ka thënë se mashtrimi me lista të veteranëve u bë nga politikanët në këmbim të votave.

“Nuk mbrohet lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shpërndarë para për ta blerë pushtetin grabitqar që ta sjellë vota e veteranëve mashtrues! Prandaj, problemin që e kanë krijuar krerët e politikës sonë, nuk mund ta zgjidhë sistemi i drejtësisë. Zgjidhja e këtij problemi aspak të vogël mund dhe duhet të bëhet vetëm nga politika e politikanë që e duan shtetin pa hile”, ka shkruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, Jakup Krasniqi.