Arbëri

Shqiptarët i dhurojnë çiftit Clinton veshje nacionale për ditëlindjen e ish-presidentit amerikan

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 72-të.

Me këtë rast shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të organizojë një ceremoni të festimit, duke filluar nga ora 11:00.

“E veçanta e këtij manifestimi, përpos telegramit të urimit që do t’i dërgohet Presidetit Clinton është se për nder të kësaj date, në emër të shoqatës e besojmë edhe gjithë popullit shqiptar z.Clinton por edhe zonjës Hillary, dhuratë nga një parë veshje tona nacionale me një mesazh besojmë shumë domethënës.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Aktiviteti zhvillohet në selinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës” në Prishtinë.