Kolonat e gjata indinjojnë mërgimtarët që po largohen nga vendlindja

18 gusht 2018 19:24

Mërgimtarët, të cilët kanë zgjedhur pikëkalimin kufitar në Merdare për t’u larguar nga Kosova, tani kur po kalon sezoni i vizitës së tyre, janë përballur me pritje të gjata.

Derisa kolonat në hyrje të këtij kufiri ishin më të vogla, për të dalë nga Kosova mërgimtarët janë detyruar të presin deri në 8 orë, raporton KTV.

Ndonëse e dinë që kjo pikë kufitare është më e ngarkuara, ata përsëri zgjedhin Merdaren, duke thënë se janë mësuar që të kalojnë këtu.

Ndërsa në pikat tjera pritjet janë më të shkurtra.

E gjatë së premtes, Ministria e Brendshme ka njoftuar se qytetarë të Kosovës kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.

Me këtë rast, atyre u është kufizuar liria e lëvizjes por MPB-ja thotë se është duke e shqyrtuar me seriozitet këtë rast.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme