Opozita, spektatore e dialogut Foto: Koha / ilustrim

Opozita, spektatore e dialogut

18 gusht 2018 07:00

Rolin e spektatorit është duke e luajtur opozita në procesin e dialogut përfundimtar me Serbinë, në të cilin Kosovën e përfaqëson presidenti Hashim Thaçi edhe pse, për këtë, nuk e ka marrë mandatin në Kuvend. Ajo nuk do të ndërrojë rol, ndonëse dinamika e dialogut do të intensifikohet që në fillim të shtatorit.

Qasjen nuk e kanë ndërruar as pasi presidenti Thaçi i është bashkuar idesë së homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, për t’i ridefinuar kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas kësaj, iniciativën për një seancë të jashtëzakonshme e ndërmori Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD), subjekt ky që muaj më parë u bë pjesë e Kuvendit pas aderimit në të të 12 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Mirëpo, ajo nuk ka arritur të sigurojë nënshkrimet e nevojshme. Madje, deri tash nuk ka siguruar mbështetje as nga ndonjë deputet i dy partive të tjera më të mëdha në opozitë – Lidhjes Demokratike (LDK) dhe të LVV-së.

Në PSD, të premten, nuk kanë dhënë informacione në lidhje me ecurinë e iniciativës. Gazeta ka adresuar disa pyetje në këtë subjekt politik, por përgjigjet kanë munguar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme