Arbëri

Shqipëria shënon rritje të eksportit në shtatë muajt e parë të vitit

Descriptive Text

Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka publikuar sot të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin korrik, por edhe të dhënat e 7-mujorit të këtij viti.

Në korrik 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u rritur me 7.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.2%, në krahasim me qershorin 2018.

Importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5.4%, në krahasim me një vit më parë dhe me 6.8%, në krahasim me qershor 2018.

Ndërsa deficiti tregtar i këtij muaji është 31 mld lekë, duke u rritur me 3.3%, krahasuar me korrik 2017 dhe me 13.7%, në krahasim me qershor 2018, transmeton atsh.

Në shtatëmujorin e parë të vitit 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën 185 mld lekë, duke u rritur me 16.8%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 367 mld lekë, duke u rritur me 4.8%, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 182 mld lekë, duke u ulur me 5.0%, krahasuar me 2017./KSP