Arbëri

Ndërpritet greva e autobusëve të linjës Prizren-Prishtinë, MI premton zgjidhje

Autobusët e linjës Prizren-Prishtinë kanë ndërprerë grevën që kishte filluar dje. Kjo ndodhi pas një takimi që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës kanë pasur me kryetarin e Shoqatës së transportuesve rrugor të Kosovës Ruzhdi Kurtishi.

“Ministria e Infrastrukturës, gjegjësisht Departamenti i Transportit Rrugor në bashkëpunim me operatorët, shoqatat dhe të tjera palë relevante, në afat sa më urgjent do t’i trajtojnë dhe zgjidhin të gjitha problemet që i kanë transportuesit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.