Arbëri

Mbi 1 milion euro për projektet rrugore të Lipjanit

Ministria e Infrastrukturës, e përfaqësuar nga zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, të premten vizituan Lipjanin për t’u takuar me të parin e kësaj komune, Imri Ahmeti, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e dy institucioneve nënshkruan memorandum bashkëpunimi për vitin 2018 dhe anekset e marrëveshjeve paraprake për disa projekte rrugore në Lipjan, që arrijnë shifrën 1,203,468 Euro.

Nga memorandumi, do të financohet rruga përgjatë hekurudhës Gllogovc – Rubovc, ndërsa mjetet e tjera janë ndarë për vazhdimin e projekteve për rrugët Magurë – Blinaj, Vojnovc – Topliqan dhe Llugaxhi – Gadime.

Me rastin e kësaj vizite, Kadriu dhe Ahmeti, vizituan dhëkryqin ku pritet të bëhet rrethrrotullimi i rrugës nacionale N2 në Banullë, investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës.​