Arbëri

Coca-Cola HBC Kosova mbështetë Festivalin “Anibar”

Kompania Coca-Cola HBC Kosova po sponsorizon edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Anibar, i cili po mbahet në Pejë.

Animatorë dhe artistë nga vende të ndryshme të botës janë pjesë e këtij festivali, i cili ka filluar më 13 gusht dhe do të zgjasë deri më 19 gusht.

Adhuruesit e filmit do të kenë rastin të ndjekin deri në 300 filma të animuar dhe shumë aktivitete të ndryshme. Slogani i festivalit për këtë vit është “50/50”, duke iu referuar barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.
Anibar është festivali i vetëm i animacionit në Kosovë.

Coca-Cola HBC Kosova është themeluar në vitin 2003, dhe është shpërndarës i autorizuar i pijes Coca-Cola.
Kjo kompani edhe më herët ka mbështetur projekte që kanë për synim fuqizimin e rinisë.

(Ky është Artikulli i Sponsorizuar nga Coca-Cola HBC Kosova).