Arbëri

Haxhiu arsyeton aksionin para Policisë, i quan të papranueshme arrestimet

Descriptive Text

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka arsyetuar aksionin e kësaj partie para Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë duke thënë se kur “institucionet janë në gjumë dhe nuk reagojnë karshi raportimeve për dhunën në familje, aksionet simbolike bëhen të domosdoshme për t’i zgjuar nga gjumi ata që kanë për detyrë të mbrojnë jetët e vajzave, grave, fëmijëve!”

Ajo e ka quajtur po ashtu të papranueshëm arrestimin e aktivistëve si dhe deputetes Saranda Bogujevci.

“Arrestimi i aktivistëve dhe deputetes Saranda Bogujevci është i papranueshëm dhe ka për tendencë mbylljen e gojës karshi vrasjeve të vajzave e grave! Ne do të vazhdojmë me aksione të tilla e të ngjashme deri sa të ketë reagim të menjëhershëm karshi dhunës ndaj grave! Liri për të arrestuarit! Drejtësi për gratë që janë vrarë! Dënim kriminelëve!”, ka shkruar aj