Arbëri

Shqipëria ndër vendet e fundit në Evropë për numrin e shtretërve

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Evropë për numrin e shtretërve turistikë, ndërkohë vendi fqinjë, Mali i Zi, numëron trefishin e Shqipërisë.

Edhe pse vitet e fundit Shqipëria është konfirmuar si një destinacion turistik në ngjitje të majave të turizmit evropian, duke tërhequr miliona vizitorë të huaj, trend i cili pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm për dekadën në vijim, kjo nuk vihet re në strukturat akomoduese, si një nder aspektet kryesore në pritjen e turistëve, shkruan Koha Ditore.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, numri i shtretërve në Shqipëri është mbi 42 mijë, shumë i vogël krahasuar me ambicien e turizmit. Krahasuar me vendet e tjera të Evropës, kjo shifër duket edhe më e vogël. Në krye të listës, me kapacitetin më të madh në kontinentin e vjetër, ndodhet Franca me mbi 5.1 milionë shtretër, ndjekur nga Italia me 4.9 milionë.

Fqinji jugor I Shqipërisë, Greqia, renditet e gjashta me 1.2 milionë shtretër, ndërsa Kroacia e teta me gati 1 milion shtretër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)