Deda për rastin Blakaj: Nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit

Deda për rastin Blakaj: Nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit

15 gusht 2018 21:29

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se rasti i dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj më së miri shpërfaq gjendjen reale të Kosovës.

Sipas tij, Policia do të duhej të bënte arrestimin e kërcënuesve të Blakajt në mënyrë që të tregonte se shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi.

“Policia e Kosovës do të duhej t’i arrestonte kërcënuesit ndaj prokurorit special Elez Blakaj, dhe të tregojë që shteti është më i fortë se çfarëdo kërcënuesi, ndërsa Elez Blakaj ta kryente punën e tij. Dorëzimi kaq i lehtë para banditërisë kërcënuese tregon më së miri gjendjen reale të Kosovës, plotësisht jonfuksionale me “drejtësi” të dështuar”, ka shkruar Deda në Facebook.

Ai ka shtuar se, “qe gati dy dekada jetojmë të lirë me institucionet tona, që të gjithë i lanë të jenë të tilla çfarë janë. Për këtë nuk na ka faj askush tjetër jashtë nesh. Nuk ka krim më të rëndë se sa dorëzimi para krimit”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme