Sa biznese udhëhiqen nga gratë

Sa biznese udhëhiqen nga gratë

15 gusht 2018 22:31

Nga 120 mijë biznese sa operojnë në Kosovë, vetëm 8 mijë prej tyre udhëhiqen nga gratë. Organizata që përkrahin gratë në biznes thonë që ato nuk përkrahen nga institucionet përkatëse andaj mënyra më e mirë për promovimin e bizneseve të tyre është panairi, raporton KTV.

Adelina Veseli ka 5 vjet që merret me punë dore.

Ajo këtë biznes të vogël e ka bërë vetë pa ndihmën e askujt.

Thotë se me këtë punë që e bën, ajo ka arritur që të ketë edhe një dyqan të vetin.

Por pak gra e kanë këtë mundësi.

Numri më i madh i tyre janë të përfshira në fushën e agrobiznesit ose në fushën e bujqësisë.

Po ashtu, ka një numër të madh të tyre që ofrojnë shërbime gatimi, brumëra të ndryshme, në fushën e tekstilit, por edhe në fushën e shërbimeve, kujdesit të fëmijëve etj.

Sipas organizatës joqeveritare “Rona”, gratë kosovare nuk përkrahen nga institucionet përkatëse, si të tilla ato e kanë të vështirë të krijojnë bizneset e tyre.

Saime Gashi nga kjo organizatë thotë se mundësi e mirë për këto gra janë panairet.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë është hapur panairi me moton “Bashkë mundemi”, në të cilin organizata të grave, gra në biznes dhe individë të tjerë po promovojnë produktet e tyre tradicionale.

Ky panair është bërë me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Rona”.

Në panairin “Bashkë Mundemi” po marrin pjesë rreth 70 pjesëmarrës dhe ai do të zgjasë deri më 19 gusht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme