Sipas kryebashkiakut të Leskovcit, shqiptarët në Medvegjë vetëm votojnë, por nuk jetojnë aty

Sipas kryebashkiakut të Leskovcit, shqiptarët në Medvegjë vetëm votojnë, por nuk jetojnë aty

15 gusht 2018 10:34

Kryebashkiaku i Leskovcit, qytet në jug të Serbisë, Goran Cvetanoviq, tha se është e pamundur që Medvegja t’i bashkohet Kosovës, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.

gSipas tij bashkimi i kësaj komune me Kosovën është “mision i pamundur”, meqë 90 për qind e banorëve që jetojnë në të i përkasin popullatës serbe, ndërsa shqiptarët janë vetëm numra në listën e votuesve, por nuk jetojnë aty.

Jemi dëshmitarë se me rastin e votimit dhe të cikleve zgjedhore një numër i madh shqiptarësh vjen nga Kosova për të votuar e pastaj një vit të tërë, ose deri në ciklin tjetër të zgjedhjeve, nuk shfaqet, është shprehur Cvetanoviq.

Siç citohet të ketë thënë ai, zënia në gojë e Medvegjës në kontekstin e korrigjimit të kufirit përbën atak në integritetin dhe sovranitetin e Serbisë.

“Nga kjo përrallë nuk do të ketë gjë”, ka thënë Cvetanoviq, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme