Arbëri

“Pronto” nga Krimet e Rënda transferohet në Departament të Përgjithshëm

Descriptive Text

Afera “Pronto” përfundimisht nuk do të gjykohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Para dy ditësh është marrë vendim që lënda të transferohet në Departamentin e Përgjithshëm.

Bazuar në vendimin që e ka siguruar “Koha Ditore”, gjyqtari i këtij rasti, Shasivar Hoti, ka ardhur në përfundim se kërkesa e mbrojtjes së protagonistit të kësaj afere, Adem Grabovci për mosgjykimin e këtij rasti nga Krimet e Rënda, është e bazuar. Ka konstatuar se ky departament nuk është kompetent për gjykimin e rastit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, me vendimin nuk është pajtuar Prokuroria, e cila ka paralajmëruar ankesë në Gjykatë të Apelit.

Një ministër, një ish-zëvendësministër, deputetë e ish-deputetë të PDK-së, këshilltarë të Kuvendit të Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë, janë të akuzuar në aferën “Pronto”.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në “Koha Ditore”)