100 mijë euro për rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë në Klinë

100 mijë euro për rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë në Klinë

14 gusht 2018 16:20

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Ky projekt kap vlerën e 100 mijë eurove, dhe sipas MMPH-së, po bëhet në kuadër të mbështetjeve për përmirësimin e gjendjes së lumenjve.

Gjatë takimit, Matoshi dhe Elezaj kanë diskutuar edhe për aksionin e pastrimit në nivel të Kosovës, që pritet të fillojë më 15 shtator.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme