Gjermania, përkrahëse e vazhdueshme e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova

Gjermania, përkrahëse e vazhdueshme e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova

14 gusht 2018 15:59

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ku në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave.

Me këtë rast, Gashi vuri në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë dhe kërkoi nga ambasadori gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Kosovën.

Ndërsa ambasadori gjerman premtoi se shteti i tij do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit, sipas ambasadorit Heldt, është në interes të dyja palëve për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme