Dialogu me Serbinë ia dyfishonte të ardhurat Edita Tahirit Foto: Koha

Dialogu me Serbinë ia dyfishonte të ardhurat Edita Tahirit

14 gusht 2018 07:25

Procesi që në 2012-n e ka stolisur me “flluskë” denominimin e Kosovës, ia kishte dyfishuar të ardhurat vjetore Edita Tahirit.

Dialogu teknik me Serbinë ka prodhuar shumë marrëveshje që janë konsideruar të dëmshme për Republikën e shpallur në 2008-n, por ka nxjerrë nga kuleta e shtetit edhe miliona euro, që janë shpenzuar për luks nga zyrtarë të rangjeve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetëm për mëditje, udhëtime, akomodime dhe dreka zyrtare, rreth 2 milionë euro është shuma e shpenzimeve që ish-zëvendëskryeministrja Tahiri dhe bashkëpunëtorët e saj i kanë bërë në kuadër të dialogut teknik. Këtu nuk përfshihen edhe shpenzimet e bëra nga pjesëmarrës të tjerë në dialogun e Brukselit. Atyre shpenzimet ua hiqnin institucionet që u përkisnin.

Dialogu teknik ka nisur në vitin 2011 dhe akoma nuk është përmbyllur. Në këtë proces të ndërmjetësuar nga autoritetet evropiane dhe të zhvilluar në Bruksel, që nga fillimi e deri në fund të vitit të shkuar, Kosova është përfaqësuar nga Edita Tahiri. Dialogu i karakterit politik ka nisur në fund të vitit pasues dhe, në shumicën e kohës, Kosova në të është përfaqësuar nga Hashim Thaçi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme