Arbëri

AKP transferon 44 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti një mbledhje urgjente me ç’rast, sipas kumtesës për media, miratoi transferimin e 44 milionë eurove në fondin e konsoliduar të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi edhe transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 39.

Veç kësaj këtu u diskutua dhe u miratua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.