Rastet e gazetarëve të vrarë në Kosovë prezantohen në Platformën e KE-së Foto: Ilustrim

Rastet e gazetarëve të vrarë në Kosovë prezantohen në Platformën e KE-së

13 gusht 2018 11:15

Bëhet ditur se në Platformën e Këshillit të Europës (KE) për mbrojtjen e sigurinë e gazetarëve që nga e premtja ndodhen edhe 14 rastet e pazgjidhura të gazetarëve shqiptarë e serbë të vrarë, të kidnapuar dhe të zhdukur dhe të punëtorëve të medieve në Kosovë nga viti 1998 deri më 2005.

Këto raste i ka denoncuar në Platformën e KE Federata Europiane e Gazetarëve, pas miratimit me një zë në Kuvendin e kësaj Federate të mbajtur më 6 qershor në Lisbonë të Rezolutës mbi hetimin e vrasjes së gazetarëve në Kosovë, të paraqitur nga Shoqata e Gazetarëve të Serbisë, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, Sindikata e Gazetarëve e Gazetarëve të Serbisë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), transmeton Koha.net.

Në Platformë theksohet se kanë kaluar gati 20 vjet, por “për krimet e kryera ende askush nuk është nxjerrë para drejtësisë”.

Në Rezolutën mbi hetimin e vrasjes së gazetarëve në Kosovë bëhet thirrje “për përtëritjen e përpjekjeve”, hetimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të kryesve të vrasjeve dhe të kidnapimit të gazetarëve, ndërsa familjet e tyre të kompensohen, thuhet në sajtin e Platformës së KE-së.

Qëllimi i Platformës është avancimi i mbrojtjes së gazetarëve dhe që, duke publikuar kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të medieve, Këshiullit të Europës t’i bëhen të mundura informacione të bollshme në bazë të të cilave, nëse është e nevojshme, të mund të reagojë me kohë, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme