Ligji i ri për tatimin në pronë hyn në fuqi nga tetori i këtij viti

Ligji i ri për tatimin në pronë hyn në fuqi nga tetori i këtij viti

13 gusht 2018 11:04

Ligji i ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, do të hyjë në fuqi nga tetori i këtij viti. Projekti për vlerësimin e tokave me qëllim të përcaktimit të vlerës së tatimit në pronë, pritet të përfundojë deri në vitin 2020.

Kështu thonë për televizionin publik, zyrtarë nga Ministria e Financave. Synim i projektit, është nxitja e qytetarëve që të merren me bujqësi, si resursi kryesor për zhvillim ekonomik.

Tatimi në pronë i është nënshtruar një procesi të reformës së thellë, përmes projektit për vlerësimin e tokave me qëllim të përcaktimit të vlerës së tatimit në pronë. Procesi i vlerësimit është mbyllur, ndërsa në vjeshtë pritet të dal edhe raporti i parë i vlerësimit që nxjerr vlerat për çdo komunë. Kështu tha Shkëlzen Morina nga Ministria e Financave.

vlerësuar mbi 2 milionë parcela në nivel vendi. Pjesë e procesit të vlerësimit kanë qenë edhe ato toka që klasifikohen si bujqësore. Ligji i ri parashikon iniciativa që do të nxisin shërbimin e dobishëm të tokës bujqësore. Lirimi nga tatimi i atyre bujqve që kultivojnë tokën është një prej tyre, e cila do të prodhoj stimuj të shtuar që pronarët të fillojnë kultivimin e tokave bujqësore që kanë në zotërim, duke i dhënë kështu një shtytje të re ekonomisë”, tha Morina.

Shkalla e tatimit në pronë do të ndryshojë varësisht nga lokacioni dhe cilësia e tokës. Realizimi i këtij projekti, është mjaftë sfidues, për shkak të ndërtimeve pa leje, thotë Morina.

“Ekzistenca e një numri të madh të ndërtimeve pa leje, mungesa e informacioneve të plota ligjore mbi pronën e objekteve ndërtimore, parcelave kadastrale. Disa faktor kyç si cilësia dhe bollëshmria e të dhënave në përgjithësi, kryesisht shitblerjeve reale, kanë qenë problematika dhe larg nivelit të dëshiruar”, tha ai.

Të merresh me kulturat bujqësore në Kosovë është e vështirë. Tahir Tahiri nga Shoqata e Bujqve të Kosovës, thotë për Radio-Kosovën, se bujqit po dëmtohen nga importi në vend.

“Kostoja e prodhimtarisë nuk mbulohet me çmimet e tregu kosovare, kur dihet se ne nuk mund të prodhojmë edhe shumë për eksport. Shteti duhet ta ndihmojë bujkun, jo ta ngarkojë, sepse kemi një konkurrencë të tmerrshme nga importi, dhe bujqit nuk mund t’i përballojnë konkurrencës në vend”, tha ai.

Projekti i realizuar nga ana e Ministrisë së Financave në bashkëpunim me atë të Bujqësisë, për vlerësimin e tokave me qëllim të përcaktimit të vlerës së tatimit në pronë, ka nisur në vitin 2014 ndërsa pritet të finalizohet në fund të vitit 2020.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme