Raporti financiar për shpenzimet e Kuvendit

Raporti financiar për shpenzimet e Kuvendit

12 gusht 2018 23:45

Mijëra euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës për udhëtime zyrtare në tremujorin e parë të vitit 2018.

Por shpenzimet për udhëtime zyrtare kanë pësuar ulje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo ka ndodhur shkaku i vendimit të Kryesisë së Kuvendit, në bazë të të cilit deputetëve iu kërkua që të mos e lëshojnë vendin për udhëtime zyrtare para datës 20 shkurt.

Kërkesa ishte bërë me arsyetimin se ka seanca ku duhet të miratohen projektligje dhe vendime të cilat kërkojnë numrin e deputetëve për kuorum. Por gjatë periudhës së njëjtë të vitit, Kuvendi i Kosovës ka rritur shpenzimet për paga dhe mëditje.

Për shifrat e larta të shpenzimeve të deputetëve lexoni të hënën në “Koha Ditore” .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme