Mbi 65 ndërtesa dëmtohen në Shqipëri për shkak të tërmetit

Mbi 65 ndërtesa dëmtohen në Shqipëri për shkak të tërmetit

11 gusht 2018 21:17

Lëkundjet e forta të tërmetit në Shqipëri janë ndjerë në disa qarqe të Shqipërisë, por kanë shkaktuar edhe dëmtimin e disa banesave.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur për mediat se janë 12 banesa të dëmtuara në Bashkinë Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj. 8 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat, si edhe 47 banesa të dëmtuara në Bashkinë Bulqizë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve, transmeton TCH.

“Specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme