Familjarët e gruas dhe vajzës së vrarë në Gjakovë kërkojnë dënim maksimal ndaj dorasit

Familjarët e gruas dhe vajzës së vrarë në Gjakovë kërkojnë dënim maksimal ndaj dorasit

11 gusht 2018 07:00

“I love you mom” (“Të dua nënë”), ishte pankarta të cilën po e mbante djali i së ndjerës, Valbona Marku-Nrecaj, gjatë marshit protestues të premten në Gjakovë. Veshur kishte një bluzë me fotografinë e motrës së ndjerë nëntëvjeçare, Klarës, e cila së bashku me të ëmën u vranë katër ditë më parë nga babai, njëherësh bashkëshorti, Pjetër Nrecaj. Pranë kishte edhe motrat dhe familjarë të tjerë, të cilët i ishin bashkuar marshit të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

“Mos shfajësoni fajtorët”, “Mos na vrisni nënat”, “Duam përgjegjësi”, “Reagoni me kohë”, “Drejtësi për Klarën”, ishin vetëm disa nga sloganet, që po i mbanin në duar marshuesit dhe familjarët e viktimave.

Protesta është organizuar për të kërkuar drejtësi nga institucionet kompetente, të cilat dështuan t`u ofronin mbrojtje në ditën kritike.

Në protestë ishte edhe Shkëlzen Marku, vëllai i së ndjerës. Ai ka fajësuar shtetin për papërgjegjësi rreth këtij rasti. Ka thënë se do të kërkojnë ndihmë nga Shqipëria, prej nga e kanë prejardhjen si familje dhe se pasi të përfundojë e pamja do të dalin me informata rreth historisë së kësaj ngjarjeje makabre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme