Kosovari dyshohet se e përdhunoi turisten angleze në Prizren teksa po e vizitonte Kalanë e Prizrenit

Kosovari dyshohet se e përdhunoi turisten angleze në Prizren teksa po e vizitonte Kalanë e Prizrenit

11 gusht 2018 08:00

Rruga për këmbësorë, e cila duhet kaluar për të vizituar Kalanë në Prizren është shndërruar në makth para katër ditësh për një turiste angleze. Aty një mashkull shqiptar i Kosovës, me inicialet M.K., thuhet se e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale, përkundër refuzimit. Ngjarja besohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30 minuta në mbrëmje, ditën e martë, 7 gusht 2018, shkruan sot Koha Ditore.

Viktima ka qenë e vetme, duke shkuar për të vizituar Kalanë. Pas kësaj, siç ka mësuar “Koha Ditore”, shtetasja e huaj, përmes një familjeje kosovare, e ka denoncuar rastin në polici. Ajo, sipas burimeve të gazetës, ka deklaruar se nuk e kishte njohur më parë të dyshuarin.

I dyshuari M.K. nga fshati Hoqë, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren është dërguar në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

DOSTI13/08/2018 16:35

Ne duhet të luftojmë për jo-dhunë.

Shto koment

Të ngjashme