Mustafa: Nuk u besohet as Thaçit as Haradinajt

Mustafa: Nuk u besohet as Thaçit as Haradinajt

11 gusht 2018 07:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një retorikë shterpe, ndonëse e papërgjegjshme dhe e rrezikshme.

Në një intervistë për Koha.net, kreu i LDK-së thotë se rihapja e çështjes së Kosovës është e barabartë me rihapjen e pavarësisë. Sipas tij, këtë nuk ka të drejtë ta bëjë askush dhe se me Serbinë na nevojitet marrëveshje për njohje reciproke, në kufijtë në të cilët Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

“Nevojitet normalizim i marrëdhënieve dhe fqinjësi e mirë”, deklaroi Mustafa.

Ai thotë se as presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e as kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, nuk u besohet.

“Është një retorikë shterpe, por e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Njëri premton se e marrim Luginën e Preshevës dhe nuk japim asgjë, e tjetri se korrigjimi i kufijve shkakton luftë, por të gjithë qeverisin bashkërisht, së bashku i ndajnë rolet, së bashku paraqiten në Bruksel dhe bashkërisht mundohen të mashtrojnë opinionin. Nuk u besohet as njërit e as tjetrit”, ka deklaruar Mustafa në këtë intervistë.

Intervistën e plotë me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme