Prindërit e 24 vjeçit në Resulaj: Njëra nga gratë viktima fyeu djalin tonë, kurrë s’kemi mbajtur armë

10 gusht 2018 18:45

Ndërkohë që hetuesit vijonë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje.

Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë.

Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga masakra e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, forcat e policisë së Vlorës, FNSH-së dhe RENEA-s, që u përfshinë shumë shpejt në aksion për rrethimin dhe krehjen e zonës për të kapur autorin e dyshuar të masakrës, ende nuk kanë bërë të mundur arrestimin e vrasësit.

Në Resulaj të Selenicës, orët e mbrëmjes ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të ndjekur nga pranë vijimin e operacionit policor për kapjen e të dyshuarit.

Zykaj shkaktoi 8 të vdekur si pasojë e një grindjeje për motive pronësie, mes të cilëve vëllain e gjyshit, dy djemtë e tij me të shoqet, si dhe dy fëmijët e njërit prej tyre. Shumë shpejt pas ndodhjes së këtij akti makabër, prokurorë që kanë marrë çështjen në dorë kanë marrë në pyetje prindërit e vrasësit, ndërkohë që në hetime është përfshirë edhe Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë.


Dyshohet se vrasja e familjarëve në Vlorë erdhi si pasojë e një konflikti pronësor

20:48 Top Channel mëson emrat e viktimave të krimit të 24-vjeçarit. Ata janë Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka, Ferie Zyka, Besim Zyka, Vasilika Zyka, Sara Zyka dhe Ledjon Zyka.

Nga të dhënat e deritanishme, raportohet se autori ka vrarë vëllanë e gjyshit të tij Demir Zykën, bashkëshorten e tij, 2 djemtë e çiftit Zyka (kushërinjtë e parë të babait) si edhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe (kushërinj të dytë me autorin).

Mësohet se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat. Autori 24-vjeçar nuk njihet si i sëmurë mendor, por përdorues droge. Sipas burimeve të Prokurorisë, në hetimet për këtë ngjarje të rëndë do të përfshihen edhe Krimet e Rënda në Tiranë, ndërkohë që momentalisht janë marrë në pyetje prindërit e vrasësit.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, ka nisur pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.


20:20 Ridvan Zykaj vrau me kallashnikov familjarët e tij, në mesin e tyre edhe fëmijë

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. 24-vjeçari Ridvan Zykaj, ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të Zykaj.

Sipas raportimeve të Top Channel, autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vet xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.


E plotësuar 19:35- Ky është vrasësi i 8 personave në Vlorë, policia kërkon ndihmë për ta kapur 

8 persona janë ekzekutuar në Resulaj të Vlorës pasditen e së premtes, ku një 24-vjeçar për motive ende të paqarta ka qëlluar ndaj tyre, duke shënuar edhe një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi t’i shmangen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Image

E plotësuar 19:20 Një 24 vjeçar vrau 8 personat në Vlorë, anëtarë të dy familjeve

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Një person ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të dy familjeve Zykaj, me banim në po të njëjtin fshat.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, transmeton tch.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Ndërkohë që edhe forca të tjera shtesë nga Tirana janë nisur drejt Vlorës. Reparti RENEA është vënë menjëherë në lëvizje. Të gjitha fshatrat rreth e rrotull Resulajt, i Njësisë Administrative Vllahinë, janë rrethuar nga uniformat blu për gjetjen në kohë të shpejtë të Ridvan Zykajt.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili konfirmoi edhe zyrtarisht për Policinë e Shtetit se, nga këqyrja e vendit të ngjarjes numërohen 8 viktima, të afërm me njëri-tjetrin.

Policia ende nuk ka një motiv të qartë të ngjarjes, se përse është shkaktuar. Në asnjë ngjarje tjetër të rëndë kriminale në Shqipërinë e pas viteve ’90, një autor i vetëm nuk ka shkaktuar këtë numër të lartë viktimash.

Image

18:45 Të shtëna me armë në Vlorë, dyshohet për 8 të vrarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në një fshat të Vlorës, ku dyshohet të jenë vrarë disa persona si pasojë e të shtënave me armë.

Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë ende të pakonfirmuara, transmeton tch.

Kjo ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku një 24-vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona, nga dy familje të fisit Zykaj.

Nga raportimet paraprake, dyshohet për 8 persona të vrarë, nga 24-vjeçari Ridvan Zylaj, që thuhet të ketë pasur probleme mendore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme