Avramopoulos thotë se Kosova ka shënuar progres në procesin e liberalizimit të vizave

Avramopoulos thotë se Kosova ka shënuar progres në procesin e liberalizimit të vizave

10 gusht 2018 16:15

Komisioneri për Punë të Brendshme dhe Emigrim, Dmitris Avramopoulos njeh progresin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave, duke konfirmuar që tashmë ka kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli që ta adaptojnë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Më 19 korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar progres të madh në dy vitet e fundit dhe është e rëndësishme që implementimi i reformave të vazhdojë. Tashmë kam ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avramopoulos në letrën e tij që e bën publike zyra për informim e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj.

Avramopoulos ka siguruar për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme