VV takon ambasadorin kanadez, dakordohen për bashkëpunime

VV takon ambasadorin kanadez, dakordohen për bashkëpunime

10 gusht 2018 15:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga koordinatorja e komiteteve profesionale, Dejona Mihali, u takuan sot me ambasadorin kanadez për Kosovë e Kroaci, jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk dhe me bashkëpunëtorët e tij, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e rajon, për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit, të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre dhe raportet me BE-në dhe NATO-n”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, Kurti i shpalosi pikësynimet e Lëvizjes Vetëvendosje për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror.

Duke qenë njëra ndër shtetet më përparimtare sa i përket transparencës qeverisëse, zhvillimit socio-ekonomik dhe lirive civile, Kanadaja paraqet një model të shkëlqyeshëm të shtetit social nga i cili Kosova mund të marrë shembull.

Në fund të takimit dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunime të mëtutjeshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme