Kur pritet ndihma e SHBA-së në dialogun Kosovë -  Serbi

Kur pritet ndihma e SHBA-së në dialogun Kosovë - Serbi

10 gusht 2018 14:37

Është koha që të përfshirët në negociata, të jenë më kreativë e më fleksibilë, sepse ata duhet të propozojnë zgjidhje që nuk duhet të vijë nga anash, ka porositur Ambasada e SHBA-së në Serbi duke folur për bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Nga kjo Ambasadë, siç përcjell gazeta e Beogradit “blic”, është thënë se “SHBA-aj është e gatshme që të përfshirëve në negociata t’iu ndihmojë të arrijnë te marrëveshja reciproke e dakorduar“.

Në Ambasadën amerikane kanë theksuar se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është kyç për stabilitetin e rajonit dhe se normalizimi po ashtu do të hapë perspektivë të qartë për të dy vendet për anëtarësimin përfundimtar të tyre në Bashkimin Europian.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme