LDK-ja i ndan mirënjohjen “Ora e Presidentit 2018” veprimtarit Hebib Shehu

LDK-ja i ndan mirënjohjen “Ora e Presidentit 2018” veprimtarit Hebib Shehu

10 gusht 2018 14:26

Nën organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës është ndarë mirënjohja “Ora e Presidentit 2018”, për veprimtarin e kamotshëm të LDK-së, Hebib Shehu, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, theksoi rëndësinë e këtij çmimi shumë domethënës dhe tradicional që për çdo vit i jepet personaliteteve të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për LDK-në dhe vendin tonë, transmeton Koha.net.

“Hebibit i dëshiroj shëndet, jetë sa më shumë dhe të vazhdojë në mesin tonë, sepse kemi nevojë ende për këtë gjeneratë, për këshillat dhe punën e tyre”, tha Veliu.

Për këtë çmim që çdo vit e ndan nëndega NRW në Gjermani, foli kryetari i nëndegës, Jakup Gërguri i cili tregoi për veprimtarinë e Hebib Shehut.

Hebib Shehu, falënderoi nëndegën NRW në Gjermani, dhe të gjithë veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e tjerë dhe këtë çmim me shumë kënaqësi e ndau me gjithë bashkëveprimtarët e tij.

“Me shumë vështirësi, por me një kënaqësi të veçantë punuam në atë kohë për popullin e Kosovës”, tha ndër të tjerash Shehu.

Mirënjohja “Sali Çeku”, iu dha edhe ish-kryetarit të Degës në Gjermani, Hazir Krasniqi, i cili për shumë vite dha kontribut për LDK-në.

Pas këtij aktiviteti, delegacioni i diasporës vizitoi Familjen Rugova dhe bënë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme