
PK: Në ditën e vrasjes së nënës me të bijën, viktima nuk kishte kërkuar mbrojtje
Ka filluar konferenca e Policisë se Kosovës lidhur me rastin tragjik të vrasjes së dyfishtë në komunën e Gjakovës, raporton Koha Ditore.
Nënkoloneli Ahmet Hasi nga rajoni i Gjakovës ka thënë se në ditën kritike ka ardhur e ndjera së bashku me dy vëllezërit e saj se ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.
Pas kësaj, policia ka filluar që kërkojë në shtëpi të tij, por nuk e ka gjetur. E ka kontaktuar edhe përmes telefonit, por pa sukses.
Në ditën kritike, nuk është kërkuar urdhër-mbrojtje nga viktima, por prapë policia i ka vazhduar kërkimet.
Lidhur me këtë rast Inspektorati Policor ka filluar hetimet, për neglizhencë dhe moskryerje të detyrës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Lexo edhe:
Komentet
Mergimtari_EU13/08/2018 16:41
Pse shtëpia e viktimës nuk është vënë nënë mbikëqyrjen e policisë. Per deri sa,ka shkuar e ndjera së bashku me dy vëllezërit e saj se ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.Policija eshe dashur me e marr ne mbrojtje,deri sa te arrestohet i deshuari, mes tjerash dyshuari ishte në paraburgim nga data 12 maj deri në 6 qershor të këtij viti dhe ndaj tij ka një aktakuzë për dhunë në familje,keshtu policija eshte dashur qe shtëpia e viktimës me vënë nënë mbikëqyrjen e policisë.