Vazhdon bashkëpunimi i policisë së Kosovës e Shqipërisë

Vazhdon bashkëpunimi i policisë së Kosovës e Shqipërisë

10 gusht 2018 10:32

Po vazhdon bashkëpunimi ndërmjet policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Policia Rrugore e Shqipërisë ka postuar në Facebook një foto nga puna e përbashkët e policisë që bashkëpunojnë gjatë sezonit turistik në Lezhë, transmeton Koha.net.

“Xhoana, e Policisë Rrugore në Lezhë, dhe Mehmeti punonjës i Policisë së Kosovës janë në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalin të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën. Duke iu uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, thirrni në 112”, thuhet në postimin e policisë shqiptare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme