Pacientët me hepatitin B qe katër muaj pa terapi

Pacientët me hepatitin B qe katër muaj pa terapi

10 gusht 2018 07:00

Pacientët e sëmurë me sëmundjen e hepatitit B qe gati katër muaj nuk e kanë një nga produktet kryesore për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Produkti Tenofovire mungon në Klinikën e Infektives në QKUK që nga fundi i muajit mars. Kjo mungesë i detyron pacientët me hepatit B ta blejnë vetë këtë produkt, shkruan sot Koha Ditore.

Ilaçi mungon për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk po arrin të përfundojë blerjen e këtij produkti përmes tenderit.

Një nga pacientët që tash e katër muaj po përballet me mungesën e këtij ilaçi është pacienti H.G. (emri i njohur për redaksinë). Ai ka thënë se mosmarrja e këtij produkti ua rrezikon jetën pacientëve.

“Furnizimi me këto barna është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit, përndryshe vjen deri te cirroza në mëlçi”, ka thënë ky pacient...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme