Serbia kurrë s’e ka përmendur njohjen e pavarësisë e as ulësen e Kosovës në OKB

Serbia kurrë s’e ka përmendur njohjen e pavarësisë e as ulësen e Kosovës në OKB

07 gusht 2018 23:25

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se kurrë dhe asnjëherë gjatë dialogut Beograd – Prishtinë nga pala serbe nuk është përmendur se do të njihet pavarësia e Kosovës dhe as që ajo do të marrë ulëse në OKB, transmeton Koha.net

Ai në vazhdim ka shtuar se vetëm i verbri nuk e sheh se të gjitha zhvillimet po shpien në drejtim të krijimit ë Shqipërisë madhe.

“Dikush ka thënë se Kosova është Jerusalemi, po është Jerusalem, por Jerusalem serb”, citon b92 të ketë thënë ai.

Ne po e vazhdojmë luftën për tërheqjen e njohjeve. Ditë e natë punojmë për këtë. Nëse dikush ka zgjidhje tjetër kompromisi, le ta propozoj, ka përfunduar Daçiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme