Edhe pse s’e ka njohur Kosovën, MPJ thotë se ka marrëdhënie tradicionale me Marokun

Edhe pse s’e ka njohur Kosovën, MPJ thotë se ka marrëdhënie tradicionale me Marokun

07 gusht 2018 22:29

Një kumtesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dërguar medieve thotë se Kosova ka marrëdhënie tradicionale e miqësore me Mbretërinë e Marokut.

Ky shtet arab buzë Atlantikut megjithatë ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net

Për më shumë lexojeni kumtesën:

“Republika e Kosovës shpreh mbështetjen e saj të fuqishme ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Marokut në përputhje me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis dy vendeve tona.

Në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se Kosova përkrah përpjekjet e Qeverisë së Marokut për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Provincës Jugore, që respekton integritetin territorial të Marokut dhe fuqizon stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

“Kosova mbështet plotësisht të gjitha negociatat dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore, të qëndrueshme dhe diplomatike për çdo konflikt, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme