ISPE-ja akuzon MASHT-in për programet e paakredituara, ministri i quan shantazhe

ISPE-ja akuzon MASHT-in për programet e paakredituara, ministri i quan shantazhe

08 gusht 2018 07:04

Kolegji ISPE dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, janë përplasur të martën rreth programeve të këtij kolegji, të cilat Bordi i Agjencisë së Akreditimit (AKA) nuk i ka akredituar, shkruan sot Koha Ditore.

ISPE përmes një letre që ia ka drejtuar presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit e ka akuzuar ministrin Shyqiri Bytyqi se ka ndikuar tek Këshilli Shtetëror i Cilësisë (bordi i agjencisë) në vendimet për programet studimore.

Vetëm pak orë pas, ministri Bytyqi në një konferencë të jashtëzakonshme ka deklaruar se MASHT-i tash e një kohë është duke u ballafaquar me shantazhe e presione nga Kolegji ISPE. Akuzat e Kolegjit ISPE ministri i ka hedhur poshtë.

Kolegji ISPE në letrën e tij ka shkruar se ndonëse i kanë plotësuar kriteret për akreditim të programeve, Bordi i AKA-së ia ka hequr akreditimin. Për këtë i ka bërë thirrje Qeverisë, Prokurorisë së Shtetit, Avokatit të Popullit, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe korit diplomatik, që të përdorin të gjitha mjetet në mënyrë që, siç thuhet në letër, të ndërpritet persekutimi i vazhdueshëm ndaj tyre.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme