Rreth 50 mijë kinezë vizituan Shqipërinë brenda 7 muajsh

Rreth 50 mijë kinezë vizituan Shqipërinë brenda 7 muajsh

08 gusht 2018 06:37

Heqja e vizave për Kinën nga Shqipëria ka shumëfishuar numrin e turistëve këtë sezon në këtë vend. Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave për turistët nga Kina për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018, ku për 7 muaj ka dhënë rezultatet e para, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë është shumëfishuar krahasuar me një vit më parë, ku ky shtet u rendit me shpejtësi në 5 vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri dhe kjo falë heqjes së vizave.

Shqipërinë këtë vit e kanë vizituar rreth 50 mijë kinezë, ndërsa vitin e kaluar 10 mijë.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme