Arbëri

Politika e rrenës

Në “Jerusalemin” e Partisë Demokratike (PDK), Hashim Thaçi kishte dhënë një premtim kapital tre vjet më parë, shkaku i të cilit pati thënë se e kishte çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ishte premtimi për themelimin e ushtrisë.

Ishte kohë fushate dhe, nga sheshi “Shatërvan” i Prizrenit, presidenti i tashëm pati dhënë zotimin se legjislatura që do të dilte nga zgjedhjet e vitit 2014, do ta kishte detyrë të parë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK). Aty u pati shprehur mirënjohje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s për mirëkuptimin që ndërlidhet me vendimmarrjen për FAK-un. E, për mungesën e kësaj vendimmarrjeje e pati fajësuar një pjesë të skenës politike në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ne morëm vendim të shkojmë në zgjedhje më 8 qershor, sepse një parlament që s’mund të votonte për ushtrinë e vet, nuk i duhej këtij vendi”, pati thënë Thaçi, atëkohë kryetar i PDK-së. “Shkuam në zgjedhje për të fituar bindshëm dhe një nga vendimet e para që do të jetë, do të jetë vendimi për themelimin e Forcave të Armatosura” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.