Arbëri

Haradinaj: Komentet e Dedajt kundër Turqisë nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë

Descriptive Text

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook dhe ndërlidhen me një postim që ka bërë Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Gjergj Dedaj ndaj Turqisë.

“Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk”, theksoi Haradinaj.

Ndërkaq, Grupi Parlamentar 6+, përmes një letre drejtuar Haradinajt, ka kërkuar shkarkimin e Dedajt deri në fund të javës.