Arbëri

Kadare: Ngushëllimet tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena, i kanë shprehur ngushëllime familjes Demaçi për vdekjen e veprimtarit dhe shkrimtarit Adem Demaçit.

Ngushëllimi i dërguar familjes Demaçi:

Të tronditur si rrallë herë në jetë, ju dërgojmë ngushëllimet tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë, mikut të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm si rrallëkush për ne dhe për kombin.

Ismail dhe Helena Kadare