Arbëri

Daut Demaku flet për “medicinën alternative” të Hetem Ramadanit

Descriptive Text

21:20 - Pasi që doli në medie dhe filloi të përfolët Hetem Ramadani dhe mënyra e tij e trajtimeve mjekësorë pa asnjë ndërhyrje, shkrimtari Daut Demaku ka thënë se ka pranuar shumë thirrje e shumë mesazhe nga njerëz të cilët kanë dashur ta marrin mendimin e tij për këtë çështje.

“E kemi huq dhe e kemi huq keq medicinën. E kemi huq jetën, me ligjet e jetës nuk jemi kurrkund. Medicina bazike themelore e jetës njerëzore është ushqimi. Janë katër pozicione të medicinës, është frymëmarrja, ushqimi, gjumi dhe gjendja mentale. Kur njëra prej këtyre çalon atëherë medicina zyrtare e që është alternative duhet me ardhur në ndihmë”, ka thënë Demaku.

Kujtojmë se Hetem Ramadani hedh poshtë teoritë e mjekësisë konvencionale duke argumentuar se shërrimi mund të arrihet edhe pa asnjë ndërhyrje.


Demaku tregon se çka bëri Singapori që i prinë testit PISA

21:10 - Shkrimtari Daut Demaku përmendi shtetin e Singaporit, i cili shtrihet pranë skajit jugor të Gadishullit Malaja, e që i prin listës së shteteve në testin PISA.


Daut Demaku publikon “Platformën motivuese” në audio CD

Shkrimtari Daut Demaku në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për publikimin e fundit të tij, e që kësaj here vjen në një format tjetër.

“Në finalizim të projekteve motivuese kemi ardhur te një produkt që quhet ‘Platformë motivuese’, një audio CD speciale për secilin individ. Kjo audio CD është një produkt i mirë për ne, Qendrën e Mendimit Pozitiv dhe është produkt që i duhet gjithkujt dhe në çdo kohë. Një produkt që ndihmon shumë”, ka thënë ai.

“Gjithmonë para botimit të një libri kam menduar se unë po ja marrë lexuesit 5 euro po sa po i jap unë lexuesit dhe gjithmonë kur e kam bind vetveten se një prodhim i imi do të jetë në treg si tip shpërblimi për lexuesin, vetëm atëherë e kam dërguar librin në shtyp dhe e kam nxjerrë në shitje”, ka thënë Demaku.

Demaku bëri të ditur se brenda këtij materiali ka studime të cilat, siç thotë ai, nuk munden të gjithë lexuesit t’i bëjmë për shkak të kushteve dhe rrethanave.

“Kemi bërë një lloj sinteze te reduktuar, brenda një CD-je kemi ato fjali që e zgjojnë vullnetin për jetë, ato që e ndihmojnë njeriun për jetë”, përfundoi Demaku.