Arbëri

Kurti u thotë krerëve të Luginës se ideja e shkëmbimit të territoreve është një mashtrim i ri

Kur e përfunduan takimin e konferencën me Presidentin e Kosovës, përfaqësuesit e Luginës erdhën një orë me vonesë në tryezën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këtu ata thanë se qytetarët e Luginës së Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës duan që çështja e tyre të diskutohet në dialogun Kosovë – Serbi, raporton KTV.

Ata kanë treguar se Serbia po i shkelë të drejtat e tyre elementare por shtojnë se ndihen të anashkaluar edhe nga Kosova e Shqipëria.

Kërkojnë nga Kosova që Serbia në bisedime të kushtëzohet me zgjidhjen e problemit të tyre.

Por, sipas kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, mundësia e shkëmbimit të territorit apo korrigjimit të kufijve, është mashtrim i ri.

Sipas Kurtit, qëllimi kryesor i pushtetarëve në Kosovë, është që të zvarrisin dhe të jenë sa më larg Gjykatës Speciale.

Kurse, Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se e vetmja zgjidhje për çështjen e shqiptarëve të kësaj pjese duhet të jetë reciprociteti.

Sipas tij, ata duhet të trajtohen njësoj sikurse serbët në veri të Kosovës.