Arbëri

Propozimet e VV-së për dialogun Kosovë-Serbi

Lëvizja Vetëvendosje, i ka përmendur të gjitha propozimet e Grupit Parlamentar lidhur me dialogun me Serbinë.

Propozimet e VV-së:

1. Të ndërpritet formati aktual i dialogut me Serbinë

2. Askush në emër të Kosovës nuk mund t'i negociojë çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës

3. Reciprocitet i plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë

4. Reciprocitet i të drejtave të popullit shqiptar në Serbi me popullin serb në Kosovë

5. Padi për gjenocid kundër Serbisë

6. Hashim Thaçi është person jokredibil për ta udhëhequr dialogun e ardhshëm me Serbinë

Kujtojmë se tani për tani në Kuvendin e Kosovës, po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.