Arbëri

Thaçi homazhe tek lapidari i Enver Zymberit: Ishte shembull se si mbrohet Kushtetuta

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek lapidari i heroit të Kosovës Enver Zymeri i cili u vra në veri në aksionin e Policisë së Kosovës më 25 korrik.

Kreu i shtetit ka theksuar se po vazhdon traditën e nderimit të heroit të Kosovës.

“Shteti i Kosovës, populli i Kosovës duhet ta vlerësoi lartë jetën, punën, aktivitetin dhe gjithë atë përkushtim jetësor që Enveri i ka kushtuar familjes, atdheut, kombit, shtetit. Enveri ishte njeriu që tregon me së miri se si punohet dhe si kryhen përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, në mbrojtje të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe definitivisht kjo ditë e rënies së Enverit është ajo e marrjes së kontrollit të pikave kufitare, por edhe që simbolizon identitetin e bashkimit të Kosovës”, tha Thaçi.

Ai shtoi se të gjithë, si bashkëpunëtorët, si bartësit e institucioneve duhet ta kujtojnë dhe të ndjehen krenar gjithmonë me të.

Do të nderohet në kohën, kushtet dhe rrethanat me të përshtatshme të mundshme, heroi Enver Zymberi.

Thaçi ka ripërsëritur se kërkesa e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, se bashkimi i tyre me Kosovën të shtrohet në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe gjatë konferencës ishim shumë të qartë, liderët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit ishin në mënyrë unike dhe shumë të qartë si kurrë ndonjëherë më parë sot e kanë institucionalizuar vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës, dhe të vet institucioneve atje drejtuar institucioneve të Kosovës, kësaj radhe drejtuar presidentit me domosdoshmërinë që çështja e tyre e shprehur përmes deklarimit të vitit 1992 të vihet në tavolinën e dialogut në bisedat mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj e theksova kjo nuk e lehtëson arritjen e marrëveshjes me Serbinë, përkundrazi e vështirëson por ne marrim me përgjegjësi dhe seriozitet kërkesën e tyre legjitime”, theksoi ai.